Tiranë, eksploziv një makine

10/04/2014 00:00

Një automjet ka shpërthyer në kryeqytet, ndërsa dyshohet se i është vendosur një sasi eksplozivi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 duke u gdhirë dita e premte në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në kryeqytet, ku automjeti tip Fiat me targa AA 531 CP në pronësi të Leonard Prengës ka shpërthyer në flakë teksa ishte e parkuar.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Top Channel