9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026
Pas të qarave të bebeve gjatë natës ka një arsye biologjike.
Sipas një studimi të fundit, bebet janë të “programuara” të monopolizojnë vëmendjen e nënës së tyre dhe të lodhin prindërit në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të bëjnë një motër ose vëlla.
Kështu të paktën mendojnë shkencëtarët e Universitetit të Harvardit. Udhëheqësi i studimit, David Haig, thotë: “Zgjimet gjatë natës shtohen në 6-mujorin e dytë të jetës së të vegjëlve. Bebet përshtasin sjelljen e tyre në mënyrë që nëna të shtyjë sa më shumë lindjen e një “rivali”. Lodhja e nënës mund të shihet si pjesë e strategjisë së bebeve.”
Edhe një studim i kohëve të fundit në Japoni ka dalë në përfundimin se bebet mund të bëjnë sikur qajnë në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e nënës së tyre.
Top Channel