
Mëngjesin e së enjtes policia e Mitrovicës e ndihmuar nga policia e EULEX-it kanë zhvilluar një operacion në Zupç të Zubin Potokut, në përpjekje për të kapur një nga personat e dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi.
Zëdhënësja e misionit EULEX, Irina Gurduljeviç ka bërë me dije për Radion Evropa e Lirë, se operacioni synonte kapjen e një 32-vjeçari për të cilin Interpol ka lëshuar një urdhër-arrest.
Hetimi, sipas zëdhënëses, ka të bëjë me një sërë veprash penale, ku përfshihen: vrasje e rëndë, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrës.
Gurduljeviç ka pohuar se blici ka të bëjë me vrasjen e agjentit Zymberi më 26 korrik të vitit 2011, si dhe me një sulm ndaj disa policëve të njëjtën ditë.
Top Channel