Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel ka zhvilluar takime të ndara me disa deputetë të Parlamentit Evropian.

Deputetët kosovarë u takuan me zotin Elmar Brok, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, zotin Hannes Swoboda, anëtar i Konferencës së Kryetarëve të PE, dhe me zonjën Ulrike Lunaçek, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme e PE-së.

Në këto takime u diskutuan çështje të rëndësishme siç janë zgjedhjet, kërkesa për monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, diplomacia parlamentare, mungesa e transparencës lidhur me gjykatën për krimet e luftës, situata e sigurisë në Mitrovicë, mandati i ri i EULEX-it, si dhe gjendja e minoriteteve në Kosovë.

Zoti Kurti, në cilësinë e kryetarit të Komisionit, u dorëzoi deputetëve të Parlamentit Evropian një raport me vërejtjet e komisionit kosovar lidhur me rezolutën e PE për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Top Channel