
Gati 11 orë ka zgjatur procesi maratonë i dëshmive të tetë rojeve të
burgut të Nigritës që janë thirrur për të deponuar para hetueses greke
Gjeorgjia Toutountzi, përsa i perket torturave ndaj të burgosurit
shqiptar Kudret Kume, i njohur në Greqi si Ilia Kareli.
Pasi hetuesja ne fjale ka dorezuar dosjen ne prokurori jane dhene dhe vendimete para per ta, sipas te cilave gjashte prej tyre shkojne ne paraburgim, ndersa dy te tjere lihen ne gjendje te lire me kusht deri ne zhvillimin e gjyqit.
Gardianet akuzohen per vdekjen e nje te burgosuri nga tortura sitematike dhe te vazhdueshme mbi te, per ushtrim dhune ndaj personit dhe perpjekje per te fshehur gjurmet e krimit.
Ende nuk dihet kur do te thirren per te deshmuar shtate te akuzuarit e tjere te cilet mesohet se kane marre prej oreve te para te mengjesit te se martes thirrjet per te deshmuar edhe ata ne hetuesi,ndersa persa i perket drejtorit te burgut ai perballon akuzen e mbrojtjes se krimit te kryer ne institucionin qe ai drejton,por per te akoma nuk eshte cuar thirrje nga hetuesia per te deshmuar. Te merkuren per arsye te greves se pergjitshme ne Greqi nuk zhvillohet asnje proces gjyqesor .
Procesi i deshmive eshte zhvilluar nen masa te rrepta te forcave policore qe nuk lejonin regjistrimin e pamjeve brenda dhe jashte gjykates, afrimin e gazetareve apo te afermve te te akuzuarve prane zyres se hetuesise.
Top Channel ka siguruar te gjithe emrat e 15 gardianeve te burgut qe implikohen ne kete çeshtje. Gjithashtu burime prane policise greke bejne te ditur per Top Channel se kane lajmeruar ambasaden shqiptare ne Athine dhe konsullaten shqiptare ne Selanik nepermjet nje faksi qe te marrin ne dorezim zemren e Ilia Karelit qe i eshte hequr atij per arsye autopsie nga mjeket ligjore si dhe disa inde te pjeseve te ndryshme te trupit te marra per te njejtin qellim.
Top Channel