Personat që po përleshen fizikisht janë banorë të fshatit Miresh në komunen Ostren në Dibër.

Shkak per kete eshte bere nje siperfaqe prej 5 dynym toke, te cilat i jane dhene nje familje nga ana e kryetarit te komunes.

Perfituesit e tokes thone se kane te drejte dhe kane kundershtuar me force protesten qe banoret e tjere organizuan ne token e mbjelle tashme me grure. Kjo toke, sipas banopreve perdorej nga te gjithe per kullote dhe ishte menduar prej tyre per t’u kthyer ne nje varreze. Banoret qe kundershtojne dhenien e tokes ne pronesi u grumbulluan per te organizuar nje proteste.

Menyra se si kjo toke eshte dhene ne pronesi eshte e paqarte, nderkohe qe kjo levizje ka shkaktuar protesten e 60 familjeve te fshatit Miresh ne Diber.

Top Channel