Birësimet, Arvizu: Procedura të gjata

03/04/2014 00:00

Nga koha e braktisjes së një foshnjeje derisa sa ajo të birësohet,
shteti shqiptar harxhon mesatarisht më shumë se një vit kohë  procedura
për t’i gjetur fëmijës një familje dhe më tej për t’ja njohur prindërit
me një vendim gjykate.

Kjo, pasi Kodi aktual i Familjes, fillimisht le një afat 3-mujor, gjatë të cilës ‘Shtëpia e Femijes’ ben perpjekte per ta gjetur nenen biologjike te foshnjes dhe vetem pas kesaj kohe ai deklarohet i braktisur nga gjyqësori. Pas kesaj, çiftet e martuar apo edhe nje person single mund t’i drejtohet Komitetit Shqiptar të Birësimeve me kërkesë për birësim dhe përgjatë dy muajve ata i nënshtrohen sesioneve verifikuese, që nga psikologët deri tek punonjësit socialë. Për ambasadorin amerikan, grupet e interesit duhet të bashkërendojnë procedurat, në mënyrë që gjithçka te funksionoje siç duhet.

“Kur bëhet fjalë veçanërisht për çështjet e pronësisë, ne e kuptojmë që ka faktorë të jashtëm për të qenë të sinqertë që mund të ndikojnë në dhënien e një gjykimi. Por, kur bëhet fjalë për çështjet e birësimit, besoj që janë më shumë pengesa burokratike. Për këtë arsye ne do të donim të dëgjonim më shumë për nevojat që ju keni. Nëse bëhet fjalë për një ngarkesë të çështjeve me të cilat merret gjykatat, për çështje që ju gjykoni atëherë ne mund të flasim edhe me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Do të donim të dëgjonim mbi rekomandimet, cila është ajo gjë, me çfarë mund t’ju ndihmojmë ne?”, tha ambasadori amerikan Arvizu.

Pyetjes se ambasadorit amerikan, gjyqtarja Brunilda Kasmi, e cila eshte nje nder ato nente gjyqtare qe jep vendime ne seksionin familjar,sa here qe nje foshnje deklarohet i braktisur, si edhe nje çifti i njihet e drejta e biresimit, ju pergjigj duke deklaruar problemet qe behen shkak per zvarritje.

“Problematika e parë që ka të bëjë më procesin e mosdeklarimit të saktë të adresës të nënës biologjike të fëmijës. Në disa raste gjenden adresat, por adresa të shkurtra. Nuk mendoj se mund të quhet një gjyqtar skrupuloz nëse përpiqet që një adresë që paraqitet për një nënë, thjesht të bëjë detyrën për ta njoftuar. Shtëpitë e Foshnjës, të kenë një përfaqësues jurist. Të gjithë përfaqësuesit që na vijnë janë jo të kësaj fushe dhe kjo shkakton vështirësinë e vet, në përfaqësimin e institucionit në gjykatë”, tha Kasmi.

Nderkohe qe ne te gjithe vendin, 33 persona te tjere kane biresuar nje femije edhe pse janë te vetëm.

“Qe prej funksionimit te Komitetit deri më tani janë birësuar rreth 1500 fëmijë të braktisur. Aktualisht në Komitetin Shqiptar të Birësimeve janë 42 kërkesa të çifteve shqiptare në pritje për të birësuar fëmijë dhe mbi 100 kërkesa të cifteve të huaja që kërkojnë të birësojnë fëmijë”, thotë Genci Tërpo, kryetar i Komitetit Shqiptar të Birësimeve.

Top Channel