Fotot që nuk duheshin bërë kurrë publike

26/03/2014 00:00

Muzeu i Trashëgimisë i Kalifornisë do të hapë nga data 28 mars deri në 27 korrik një ekspozitë me fotot familjare më të papërshtatshme.

Fotot e denja për ekspozitën janë me poza nga më të çuditshmet dhe qesharaket të cilat janë mbledhur nga Mike Bender dhe Doug Chernak, dy shokë që në vitin 2009 kanë hapur një blog ku postojnë herë pas here foto të rralla nga familje të ndryshme.

Ata e ndërmorën nismën pasi në shtëpinë e prindërve të Mike Benderit gjetën një foto qesharake të familjes së tij gjatë pushimeve dhe menduan se foto të ngjashme mund të ketë çdo familje.

Në më pak se një javë, faqja e hapur prej tyre pati rreth 1 milion vizitorë dhe mijëra foto të dërguara nga e gjithë bota.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel