Qentë modelë
24/03/2014 00:00
Një fotografe ka përdorur tre qentë e saj për të realizuar një set fotografik shumë të këndshëm.
Elke Vogelsang, nga Hildeshajmi i Gjermanisë, është fotografe profesioniste e cila zakonisht i bën foto njerëzve së bashku me kafshët e tyre shtëpiakë, por në kohën e lirë i dedikohet krejtësisht qenve të saj: Noodles, Ioli dhe Scout.
“Gjithmonë kemi mbajtur qen në shtëpi dhe unë gjithmonë e kam pasur pasion fotografinë. Për këtë arsye, qentë dhe aparati kanë qenë një pjesë e pandarë e jetës sime”, thotë fotografja.
“Të tre qentë e mi janë shumë të ndryshëm në karakter. Është shumë e vështirë të parashikosh sjelljen e tyre para aparatit dhe të bësh foton që ke në mendje”, shton Elke.
Top Channel