Fotografitë filozofike
24/03/2014 00:00
Babak Hosseiny është një artist i cili ka zgjedhur foto të frikshme për të kuptuar se çfarë është jeta.
Seti fotografik i mëposhtëm tregon burra me duar që i “mbijnë” në qafë ose që i dalin nga goja dhe këto “poza” janë zgjedhur për të përshkruar dëshirën, shpresën apo frikën e secilit prej subjekteve.
Babaku është frymëzuar nga filozofi Ludwig Wittgenstein, i cili ka thënë se nëse një njeri ka duar, mund të jetë i sigurtë për ekzistencën e një bote të jashtme.
Së bashku me fotografin Jeffrey Vanhoutte, Babak Hosseiny ka arritur të krijojë këto efekte të mrekullueshme.
Top Channel