Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të nënshkruajë të martën Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive.

Me këtë marrëveshje veç të tjerash rregullohet themelimi i marrëdhënies së punës, orari, pushimet, pagat, kompensimet, ndërprerja e kontratës, të drejtat, detyrimet e palëve dhe mënyra e zgjidhjes së kontesteve.

Sipas raportimeve të “RTK”, pjesa më e madhe e Kontratës Kolektive është nxjerrë nga ligji aktual i punës, kurse palë në këtë marrëveshje janë qeveria, përfaqësuesit e punëdhënësve dhe përfaqësuesit e të punësuarve.

Top Channel