Arkitekti japonez Sou Fujimoto ka projektuar një grataçelë në Montpelie të Francës, e cila do të ketë një formë shumë të veçantë: atë të pemës.

Në një intervistë lidhur me projektin, Fujimoto thotë se format më të mira për t’i dhënë projekteve të arkitekturës mund të gjenden vetëm në natyrë.

Ndërtesa do të ketë 17 kate dhe çdo hapësirë e banuar do të ketë në dispozicion më shumë se një ballkon. Sekuenca e vendosjes së ballkonëve do të krijojë efektin e degëve në grataçelën-pemë.

Arkitekti Fujimoto insiston të saktësojë se çdo ambjent i ndërtesës, që do të ngrihet larg strukturave të zakonshme urbane, do të furnizohet me dritë natyrale.

FOTO GALERI
3/5
Grataçela në formë peme

Top Channel