Të papunët me diplomë

12/03/2014 00:00

Të dhënat zyrtare lëshojnë alarmin se Shqipëria po prodhon mijëra të
papunë me diplomë. Në anketën e fundit mbi papunësinë INSTAT raportoi
për herë të parë se gati 1 në 3 të rinj që enden aktualisht të papunë
kanë kryer arsimin e lartë.

Ne fakt papunesia masive tek moshat e reja eshte nje problem i hershëm i ekonomise. Sipas INSTAT ne tremujorin e fundit te 2013-ës, shkalla e papunësisë tek personat nga 15 deri ne 29 vjec arriti ne 28.1 per qind. Kjo eshte mbi 11 pike perqindje me e larte se sa mesatarja e ekonomisë dhe tendences nuk i kane shpetuar as te diplomuarit.

Pas vitit 2004, Shqipëria ndermorri nje politike agresive per te liberalizuar arsimin e larte. Si rezultat numri i regjistrimeve në universitetet publike dhe private u rrit nga rreth 50 mijë që ishte në atë kohë në 160 mijë vitin e kaluar.

Por teksa të diplomuarit janë trefishuar, ekonomia nuk ka prodhuar vende pune me të njëtin ritëm duke bërë që shumë prej tyre të mbeten jashtë tregut të punës, në pamundësi për të rekuperuar investimin dhe në vështirësi financiare

Papunesia, viti i “mbrapshte” 2013

Viti 2013 shënoi një përkeqësim dramatik në të gjithë treguesit e punësimit, më i forti në dy dekadat e fundit. Sipas instat, papunësia kërceu me 2.6 pikë përqindje duke arritur nivelin 17 për qind.

Kjo është shifra më e lartë në shumë vjet dhe thuajse e gjithë rritja ka ardhur në tremujorin e dytë dhe të tretë, gjatë fushatës elektorale dhe periudhës së tranzionit të pushtetit kur ekonomia u rrokullis në pikiatë.

Por 2013-a nuk ishte një rast i izoluar. Të dhënat tregojnë se rritja e papunësisë ka nisur që në vitin 2012, kur rritja ekonomike nisi të bjerë më ritme të shpejta.

Sipas instat, krahasuar me fillimin e 2012-ës, papunësia është rritur me 3.6 pikë përqindje, ndërsa shkalla e punësimit, pjesa e personave me moshë nga 15 deri në 64 vjec që kanë një punë, ra nga 52 në 42.6 për qind.

Top Channel