Aeroporti i Dubait i dëmtuar pas sulmit me raketa të Iranit, 4 anëtarë të stafit të plagosur
Në Shtetet e Bashkuara është dhënë alarm në rang kombëtar për shkak të rritjes së numrit të të vdekurve nga droga.
Alarmi është dhënë nga vetë sekretari i Drejtësisë, Eric Holder, që në një video-mesazh flet për një rritje prej 45 për qind në një periudhë 4-vjeçare.
“Fenomeni është i krahasueshëm me një epidemi”, ka deklaruar Holder, i cili ka paralajmëruar një aksion të Departamentit të Drejtësisë bashkë me administratën e anti-drogës, DEA, për të luftuar përhapjen e heroinës dhe për të çuar në burg trafikantët.
Në vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara është vënë re një rritje e ndjeshme e përdorimit të heroinës, që konsiderohet droga më e rëndë në tregun e narkotikëve e që shkakton pasoja fatale tek përdoruesit.
Top Channel