Vetëm me votat e mazhorancës, u miratuan në Kuvend ndryshimet në Kodin
Penal dhe Amnistia. Ndërsa opozita kishte lënë sallën e Parlamentit,
përfaqësues të mazhorancës konsideruan ndryshimet në Kodin Penal për
korrupsionin si historike. 

Pas ketyre ndryshimeve, korrupsioni pasiv dhe aktiv i katër kategorive te zyrtareve te larte, te ekzekutivit, legjislativit, pushtetit vendor dhe gjyqesor do te hetohen tani e tutje nga Gjykata e Krimeve të Renda.

“Lufta ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet, përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë, do të ketë në fokusin e saj çmontimin e  murit të pandëshkueshmërisë, me qasje në katër drejtime kryesore: Ndërgjegjësim të opinionit publik, ndalimin e korrupsionit duke reformuar dhe modernizuar gjithë sistemin shtetëror në shërbim të qytetarit, dekurajim pa kompromis në drejtim të ligjit Antimafia, përmes sekuestrimit apo konfiskimit të pasurive që rrjedhin nga veprimet kriminale dhe korruptive dhe zbatimin e ligjit duke forcuar shtetin ligjor”, tha ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

“Zyrtari që merr rryshfet për një tender, kryetari i Bashkisë apo i komunës, që merr përqindjen për punë publike, apo parafikson fituesit e tenderave publike, sot duhet ta dijnë se kryejnë një krim tepër të rëndë dhe do të ndëshkohen ashpër”, tha deputeti socialist Taulant Balla.

Deputetet e mazhorances votuan edhe per amnistine, e konsideruar me e gjera deri me sot.

Ndersa opozita pas vendimit per marredhenie te kushtezuar me Kuvendin u paraqit vetem ne fillim te seances, ku serish funksionimi i Parlamentit ishte qendra e shqetesimit. Opozita konsideroi nje thyerje te rende te rregullores anulimin e seances se te entjes se javes qe shkoi, ku pas replikave ajo u largua nga salla.

Interpelanca për rendin

Rama: Në shkurt rënie e shpërthimeve. Topalli: Jeni qeveria e tritolit

Pasi ka munguar, ashtu si pjesa e tjetër e opozitës në kohën e diskutimit dhe miratimit të rendit të ditës në Kuvend, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është rikthyer për të zhvilluar interpelancën e kërkuar prej saj me kryeministrin Edi Rama, për rendin dhe sigurinë në vend.

Zonja e Topalli e konsideroi tejet të rëndë situatën e kriminalitetit. Ajo tha se pasiguria publike është bërë tmerri i qytetarëve, duke dhënë statistika të krimit, që sipas saj në këto muaj të qeverisjes së të majtës kanë njohur përkeqësim të ndjeshëm.

“Gjatë fushatës ju kam dëgjuar të thoni bum, bum, bum. Nuk e dija ç’ishte kjo, por tritoli u bë modë, fjala ‘tritol’ ishte fjala kyçe që bashkë me C4 iu i dhurua qytetarëve si model të qeverisë tuaj”, deklaroi Topalli. “Shikoni shifrat e 2013, nga 87 raste të eksplozivit, mbi 60 kanë ndodhur nga janari në shtator. Ndërsa në shkurt të këtij viti shihet një rënie e ndjeshme që do të kthehet në një trend në muajt e ardhshëm”, u përgjigj Rama.

“Nuk ka faj qeveria që një ditë, në formë dënimi kolektiv, shkarkoi drejtuesit e policisë në çdo cep të Shqipërisë dhe mori militantë të PS në mënyrë anti-ligjore”, vijoi Topalli.

“Nga shtatori 2013, kur ne erdhëm në pushtet, deri në shkurt 2014 janë liruar nga detyra 378 punonjës policie. Në shtator 2005 deri në shtator 2006, kur ishit ju në pushtet, larguat 1003 punonjës policie, për të rritur mesataren e ulët të arsimimit shumë të ulët të policisë. 70 për qind e punonjësve me arsim të mesëm. Turp”, replikoi Rama.

Kjo mazhorancë, tha kryeministri, është e vendosur: “Të bëjë shtet”. Dhe kjo qeveri, shtoi ai, është e mandatuar: “Të ndryshojë Shqipërinë”.

“Koha do tregojë se sa i dobishëm ishte investimi i qytetarëve në votën e 23 qershorit, ndërkohë që ka provuar se nga ç’kthetra injorance e babëzie ka shpëtuar Shqipërinë më 23 qershor”, u shpreh Rama.

“Gjuha juaj ishte gjuhë tritoli. Nëse jeni krenar për këtë gjendje që është sot, pse të mos e qeverisë vendin Zani Çaushi”, tha Topalli.

“S’më mbetet tjetër veçse fjala e avokat Ngjelës: amanet mushkat, zotërinj”, e mbylli Rama fjalimin e tij.

Top Channel