Zgjerohet harta e kërkimeve për avionin e zhdukur

09/03/2014 08:55

Sinjalet e radarit tregojnë se “Malaysia Airlines” që u zhduk të shtunën duke fluturuar drejt Kinës mund të ketë tentuar që të kthehej pas.

Si rrjedhojë, skuadrat e shpëtimit kanë zgjeruar hapësirën e kërkimit të tyre, duke u përqendruar më në jug se kërkimet e djeshme.

Ndërkohë, hetuesit po kontrollojnë sekuencat e kamerave të sigurisë, pasi besohet se dy pasagjerë u ngjitën në bordin e avionit duke përdorur pasaporta të vjedhura.

Zbulimi i identitetit të vërtetë të dy udhëtarëve me pasaportë italiane dhe austriake mund të jetë thelbësor, për të kuptuar arsyet se përse ndodhi ky incident, ndërsa kanë filluar të qarkullojnë spekulimet e para për një sulm terrorist.

Avioni “MH370” nga Kuala Lumpuri drejt Pekini u zhduk në jug të Vietnamit me 239 persona në bord.

22 avionë dhe më shumë se 40 mjete lundrimi janë duke patrulluar nga ajri dhe deti për të gjetur gjurmë të avionit të zhdukur.

Tashmë, për avionin po kërkohet edhe në brigjet veriore të Malajzisë dhe në ujrat ndarëse me Vietnamin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA