Aeroporti i Dubait i dëmtuar pas sulmit me raketa të Iranit, 4 anëtarë të stafit të plagosur Aeroplanët e Marinës vietnameze kanë pikasur ato që mund të jenë pjesë nga avioni i humbur i “Malaysia Airlines”, që u zhduk thuajse 2 ditë më parë.
Zyrtarët thanë se momentalisht është shumë errësirë për t’u siguruar se objektet janë pjesë të fluturimit MH370, i cili kishte në bord 239 njerëz.
Një ekip ndërkombëtar po kërkon për mbetjet, teksa anijet do të përpiqen të konfirmojnë gjetjet me të aguar dita.
Hetuesit janë duke kontrolluar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë se 2 pasagjerë kanë udhëtuar me pasaporta të vjedhura.
Zyrtarë të ushtrisë së Malajzisë thanë të dielën se aeroplani mund të ketë tentuar të kthehej mbrapsht, vetëm pak përpara se të zhdukej nga ekranet e radarëve, duke shtuar edhe më tepër misterin që rrethon fatin e tij.
Të afërmve të pasagjerëve të humbur u është bërë e ditur të përgatiten për më të keqen.
Fluturimi MH730 u ngrit nga Kuala Lumpur me destinacion Pekinin, në 00:41 (17:41), por kontakti në radio humbi më 18:30, në zonën midis Malajzisë dhe Vietnamit. Të dielën pasdite, autoritetet vietnameze thanë se pjesë të mundshme të aeroplanit janë gjetur në det, në jug të Vietnamit.
“Kemi marrë informacione nga një aeroplan vietnamez, sipas të cilave janë gjetur dy objekte të thyera të ngjashme me ato të një avioni, të lokalizuara rreth 50 milje në jug-perëndim të ishullit Tho Chu”, tha një zyrtar anonim, i Komitetit Kombëtar për Kërkimin dhe Shpëtimin, për agjencinë e lajmeve AFP.
“Duke qenë se është natë, ata nuk mund t’i nxjerrin pjesët për identifikim më të detajuar. Ata kanë lokalizuar pozicionin e tyre dhe janë rikthyer sërish në tokë”, shtoi ai.
Mbetjet e mundshme ndodhen në një njëjtën zonë ku një aeroplan i Marinës vietnameze ka parë një njollë nafte, ditën e shtunë, por zyrtarët paralajmëruan se edhe këto mbetje mund të mos kenë të bëjnë me fluturimin MH370.
Top Channel