Kore e Veriut, mbahen zgjedhjet parlamentare

09/03/2014 09:15

Koreanoveriorët i drejtohen këtë të dielë kutive të votimit, për të zgjedhur anëtarët e Parlamentit Kukull, të quajtur ndryshe Asambleja Supreme Popullore.

Në secilin prej 687 rretheve të vendit, në garë është vetëm një kandidat, me zgjedhësit që duhet të shkruajnë vetëm “Po” ose “Jo” në fletët e votimit.

Posterat e vendosura në kryeqytetin Penian i kërkojnë votuesve që të thonë “Po”.

Sipas vëzhguesve, lista e kandidatëve përbën një mundësi të mirë për të parë se cilët janë të pëlqyerit e lidershipit të partisë.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2009, pjesëmarrja në votime ishte 99%, ndërsa 100% e koreanëve votuan në mbështetje të kandidatëve të përzgjedhur të partisë.

Këto janë zgjedhjet e para që mbahen nën drejtimin e Kim Jong-un, i cili mori detyrën pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong-il në Dhjetor 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA