
Reagimi i pare zyrtar rus ndaj votës se ligjvënësve të Krimesë për
shkëputjen nga Ukraina, erdhi prej Dhomës së Lartë të parlamentit në
Rusi, e cila deklaroi mbështetjen e plotë për vendimin e asamblesë
rajonale të Gadishullit Autonom.
Kjo perkrahje do te vije megjithate me kushtin qe po-ja e deputeteve ne salle te aprovohet edhe nga banoret e rajonit rusisht-foles ne referendumin e 16 marsit.
“Nese populli i Krimese vendos me referendum per bashkimin e gadishullit me Rusine, ne ne Dhomen e Larte te parlamentit rus sigurisht qe do ta mbeshtesim deshiren e tij”, tha Valentina Matviyenko, kryetare e Keshillit Federal Rus.
Pas votes ne parlamentin rajonal te Krimese nje dite me pare per bashkimin me Federaten Ruse, presidenti amerikan Barak Obama i telefonoi shefit te Kremlinit Vladimir Putin.
Biseda nuk duhet te kete qene shume miqesore. Kjo ishte telefonata e dyte mes dy burrave me te fuqishem te shtetit brenda pak diteve dhe Obama, sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë ia ka bere te qarte homologut rus se veprimet e moskes perbejne shkelje te sovranitetit e integritetit territorial te ukraines. Ai kerkoi qe trupat ruse ne Krime te terhiqen ne kazerma, qe ne gadishull te lejohen vezhguesit nderkombetare e iu rikthye seish pretendimit per bisedime direkte me zyrtarët ukrainas.
Nderkohe presidenti i larguar i Ukrainës Viktor Janukoviç është shtruar në spital të Moskës në kushte të rënda shëndetësore.
Shkak, sipas mediave ruse është bërë një infarkt dhe po sipas tyre gjendja është e rëndë.
Top Channel