Krimea u dha projekt për vaditje

07/03/2014 00:00

Krimea, një gadishull ukrainas, por dhe bazë e flotës ruse të Detit të
Zi, i lejon Moskës të zgjerojë praninë e saj ushtarake në Mesdhe.

Për shekuj me radhë, rajoni ka qene pjesë e Rusisë, kjo deri në vitin 1954 kur Nikita Hrushovi vendosi t`ia kalonte Ukrainës asokohe ishte republikë sovjetike. ne driten e zhvillimeve te fundit, i biri i Hrushovit, Sergei ka shpjeguar per Zerin e amerikes se vendimi i te atit kishte të bënte me ekonominë dhe bujqësinë, me ndërtimin e një dige hidro-elektrike mbi lumin Dniepër për ujitjen e rajoneve jugore të Ukrainës, përfshi Krimenë.

“Meqënëse lumi Dniepër dhe diga hidro-elektrike ishte në territorin e Ukrainës, u mendua që të transferohej dhe pjesa tjetër e territorit të Krimesë nën mbikëqyrjen e Kievit, në mënyrë që autoritetet atje te ishin pergjegjese për çdo gjë. Dhe kështu vepruan. Kjo nuk ishte një lëvizje politike, nuk ishte një lëvizje ideologjike, ishte thjesht biznes”, tha Hrushov.

Hrushov kembengul te sqaroje se logjika e diktonte që të kishte vetëm një njësi territoriale përgjegjëse për ndërtimin e një projekti kaq të madh.

“Ka zëra që thonë se babai im donte të kënaqte demokracinë e Ukrainës, e ca te tjere qe pretendojne madje se e bëri si dhuratë për gruan e tij, nënën time, sepse ajo ishte ukrainase, por të gjitha këto nuk kanë aspak lidhje me realitetin. Ka qene e gjitha ceshtje ekonomike e nuk kishte asnje lidhje me politiken”, thotë djali i Hrushovit.
 
Hrushov mendon se nuk ka ngjashmeri mes asaj që po ndodh në Krime dhe luftës së 2008-tes me Gjeorgjine. Presidenti gjeorgjian Mikail Sakashvili u perpoq te rivendoste kontrollin mbi dy rajonet rebele te abkazise dhe Osetise se jugut, thote ai per VOA-n, duke përdorur forcën dhe duke i sulmuar, kështu që Rusia reagoi. Ajo ishte luftë, ndersa ne Krime deri me sot nuk eshte shkrehur asnje arme.

Top Channel