Gjyqi Pistorius, ishi dëshmon kundër tij

07/03/2014 17:30

Një ish-e dashur e Oscar Pistorius dëshmoi sot në gjykatë për temperamentin shpërthyes të atletit paraolimpik, që po gjykohet në Afrikën e Jugut për vrasjen e të dashurës Reeva Steenkamp.

Pistorius ka pranuar vrasjen, e ndodhur në mëngjesin e Shën Valentinit të 2013-s në vilën e tij në Pretoria, por pretendon se bëhet fjalë për një aksident, pasi ngatërroi 29-vjeçaren me një hajdut.

Prokuroria po përpiqet të vërtetojë që vrasja ishte e qëllimshme dhe për arsye xhelozie.

Ditën e premte, në gjykatë, ish-e dashura Pistorius, Samantha Tayler tregoi se si gjatë viteve 2011-12 kur ata ishin bashkë, atleti disa herë dëshmoi sjellje agresive he të papërmbajtura.


Oscar Pistorius ne sallen e gjyqit

Në një rrëfim që pritet të rëndojë shanset e Pistorius përpara gjykatës, ajo tregoi se si 27-vjeçari mbante gjithmonë pistoletën me vete dhe se një herë, kur u ndalua nga një polic rrugor për tejkalim shpejtësie, Oscar u nxeh kur agjenti i tha se nuk kishte të drejtë të ekspozonte dhe të mbante armën në atë mënyrë.


E ndjera Reeva Stenkamp

Pak pasi u lejua të vazhdonte, Pistorius nisi të thonte se si dëshironte të shkatërronte një semafor nga inati dhe qëlloi tre herë në ajër nga dritarja e hapur e makinës sportive mbi kokën e tij.


Ish-e dashura, deshmitarja ne gjyq, Samantha Tayler

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA