Informacionet e ndjeshme nuk duhet të transmetohen nëpërmjet wi-fi, pasi hackerat mund t’i vjedhin lehtësisht informacionet, paralajmëroi ditën e premte institucioni më i lartë që lufton krimin kibernetik në Europë.
Troels Oerting, kreu i departamentit kibernetik të Europoit këshilloi të gjithë europianët që të përdorin vetëm lidhje të sigurta për të dërguar informacione personale.
Ai theksoi se ky paralajmërim motivohet nga numri i lartë i sulmeve të hakerave, të realizuara nëpërmjet wi-fi.
Aktualisht, Europoli është duke punuar me një sërë shtetesh për t’i asistuar në rritjen e sigurisë kibernetike.
“Kemi pasur një numër në rritje të keqpërdorimit të wi-fi, me qëllim vjedhjen e informacionit, kartave të identitetit, fjalëkalimeve apo parave që të përdoruesve të linjave të pasigurta të wi-fi”, tha Oerting.
Top Channel