
Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëruar se Turqia
mund të ndalojë që rrjeti social “Facebook” dhe kanali “Youtube” të
përdoren në Turqi.
Këto programe në internet, sipas tij, janë keqpërdorur nga shumë kundërshtarë të tij politik pas zgjedhjeve lokale të 30 marsit.
Komentet e tij, Erdogan i ka bërë gjatë një interviste të dhënë për televizionin privat ATV, dhe atë teksa po diskutohej për një skandal të korrupsionit të nivelit të lartë, ku janë të përfshirë aleatët kyq të politikës dhe bizneset e Erdoganit.
Erdogan së fundi ka shtuar kontrollin e qeverisë mbi gjyqësorin dhe internetin, veprime këto të cilat kanë rezultuar me kritika të shumta rreth aspektit të të drejtave të njeriut, në Turqi dhe jashtë saj.
Top Channel