
Shteteve të Bashkuara do t’u duhen 2 vjet dhe ndoshta miliarda dollarë për të tejkaluar dëmin e shkaktuar nga rrjedhja e informacioneve të inteligjencës nga Edward Snowden, ka bërë të ditur oficeri më i lartë i ushtrisë amerikane.
Gjeneral Martin Dempsey tha se “pjesa më e madhe” e dokumenteve të nxjerra nga ish-kontraktori i NSA-së (Agjencia e Sigurisë Kombëtare), kishin të dhëna ushtarake.
Që prej vitit të kaluar, organizatat mediatike kanë publikuar dhjetra histori bazuar mbi dokumentet e rrjedhura të inteligjencës amerikane. Snowden përballet me akuza për spiunazh në SHBA, por ka fituar azil politik në Rusi.
Gjeneral Dempsey, kreu i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, tha përpara komitetit të shërbimeve të armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, gjatë së enjtes, se është ngritur një “task-forcë” lehtësuese për të hetuar mbi shkallën e vjedhjeve të Snoëden dhe për të përcaktuar se si do të tejkalohet kjo situatë.
“Po punojmë në mënyrën tonë përmes asaj, që besojmë se ai ka vjedhur”, tha Gjeneral Dempsey. “Mendoj se kemi ende një sasi të konsiderueshme të njohurive sa i përket kësaj. Shumica e dokumenteve të vjedhura kishin të bënin me aftësitë ushtarake, operacionet, taktikat, teknikat dhe procedurat tona”.
Gjeneral Dempsey tha se “magnituda e kësaj sfide” sugjeron se “task-forca” duhet të funksionojë për të paktën 2 vjet. “Dyshoj se do të kushtojë miliarda dollarë për të tejkaluar humbjet nga ana e sigurisë, që na është imponuar”.
Snowden, një ish-kontraktor teknik i NSA-së, i cili u largua nga Amerika në Qershor, përballet me akuza spiunazhi në SHBA dhe mund të kapet dhe ekstradohet nga çdo vend aleat i tyre, nëse ai del nga Rusia.
Top Channel