
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi një përgjigje prej 10 pikash
ndaj versionit të kreut te shtetit rus Vladimir Putin mbi zhvillimet në
Ukrainë, duke specifikuar një listë të disa “të pavërtetave” siç i
cilëson dokumenti.
Raporti mban titullin “Trillimi i Presidentit Putin: 10 pretendime të rreme për Ukrainën”. Vëzhguesit thonë se botimi i tij është një shkëputje e qartë nga procedura standarde e DASH qe rrallëherë nxjerr deklarata publike, ku të aludojë se një lider botëror ka gënjyer.
Dokumenti cituar nga Zeri i Amerikes nis me fjalët “Zoti Putin thotë se forcat ruse në Krime po veprojnë vetëm në mbrojtje të objekteve ushtarake ruse”, e me pas ofron “fakte dhe prova të forta që çojnë në përfundimin se pjesëtarë ruse të sigurimit janë në zemër të forcave anti-ukrainase në Krime”.
Nder te tjera pohohet se forcat ushtarake nuk kanë simbolet e një ushtrie të caktuar, por shton se ata ngasin makina me targa të ushtrisë ruse dhe “haptazi identifikohen si forca ruse të sigurimit, në intervista me median ndërkombëtare dhe në kontaktet me ushtrinë ukrainase”. Drejtuesit e rinj ne Krime po perpiqen te fusin nen kontroll te gjitha strukturat e sigurisë. Ne kryeqendren Simferopol, nuk kalon asnjë ditë që udhëheqësia e afërt e Moskën të mos nxjerre rregulla te reja.
Kryeministri i Krimesë ka në fakt shumë pak kompetenca dhe pushtet. Por i porsaardhuri Sergej Aksjonov prej vetem nje jave ne kete post, po shndërrohet në pushtetmbajtësin e vetëm të republikes autonome. Ai shumë shpejt i ka vënë nen kontroll të gjitha autoritetet e sigurisë: policinë, prokuroritë dhe shërbimet sekrete dhe në këtë mënyrë ia ka marrë qeverisë ukrainase freret e deritanishme te pushtetit në Krime. Parlamenti rajonal dhe presidenca e kanë shpallur nderkohe Aksjonovin komandant të forcave ushtarake në këtë Republikë.
Top Channel