Moska apo Kievi? Krimea voton

06/03/2014 00:00

Parlamenti rajonal i Krimesë votoi për bashkimin e gadishullit jugor ukrainas me Federatën Ruse. Vendimi
do të kërkojë megjithatë edhe pëlqimin e popullatës së rajonit, e cila
do të thote fjalen e saj në një referendum në datën 16 mars.

“Kjo do te thote ribashkim me vendin meme, nga i cili jemi shkeputur prej nje kohe kaq te gjate. Do te thote ribashkim me Federaten Ruse. Jam i bindur se shumica e banoreve te Krimese do te lumturohen nga ky fakt e do ta duartrokasin. Dhe jam po kaq i bindur, se vendimit tone, qytetaret do t’i japin ne referendum mbeshtetjen e tyre”, tha Sergei Tsekov, kryetar i Parlamentit në Krime.

Permes nje deklarate ne faqen e internetit te parlamentit, sqarohet se presidentit rus Vladimir Putin i eshte kerkuar nga ligjvenesit te nise proceduren e lejimit zyrtar te Krimese per bashkimin me Federaten Ruse. Deri tani, nga Moska nuk ka asnje pergjigje zyrtare, edhe pse Kremlini sqaroi se presidenti Putin eshte ne dijeni te zhvillimeve te fundit.

Reagimet ne Kiev ishin te menjehershme. Ministri ukrainas i Ekonomise, Pavlo Sheremeta, deklaroi se afrimi i Krimese dhe Rusine do te ishte jokushtetues. Gadishulli me shumice popullsie etnike ruse eshte kthyer ne epiqendren e tensioneve pas permbysjes se presidentit pro-rus te Ukraines, Viktor Janukovic.

Forcat vendase mbeshtetese te Moskes dhe ushtare te Rusise patrullojne rruget e qyteteve te Krimese, e cila keto ditet e fundit ka arritur nje autonomi te qenesishme nga Kievi. Referendumi i mesit te marsit do te mbahet nese Moska e pranon kerkesen e Krimese per bashkim. Dy pyetje do te shkruhen ne fletevotime: e para a e pranoni ribashkimin e Krimese me Rusine si subjekt i Dederates Ruse? Dhe e dyta: A e pranoni ruajtjen e statusit te Krimese si pjese e Ukraines.

Top Channel