
I biri i Muamar Gadafit, Saadi është ekstraduar nga Nigeri e tani
ndodhet ne kryeqytetin libjan Tripoli, nën mbikëqyrjen e policisë.
Pamjet e postuara ne internet e tregojne 40-vjeçarin e me koke te qethur e mjeker te rruar, ndryshe nga sa shfaqej ne fotot e fundit. Saadi Gaddafi, ish-kreu i federates se futbollit ne vend, u arratis nga Libia pas vrasjes se te atit gjate revoltes se 2011-tes. Me shume, ai njihet per karrieren e shkurter ne futbollin italian, si dhe stilin e jeteses prej ‘playboy’.
Saadi, nje prej 7 djemve te kolonelit, akuzohet se ka qelluar mbi protestuesit, e do te perballet edhe me pretendimet per krime te tjera te kryera gjate sundimit te eger te babait te tij. Nigeri i kishte refuzuar deri me tani kerkesat e Libise per ekstradimin e 40- vjeçarit me arsyetimin se ne vendin e lindjes, ate e priste vdekja e sigurte.
Por ne 2012-n, Interpoli nxorri nje njoftim i cili terhiqte vemendjen e vendeve anetare ndaj detyrimit per arrestimin e personit ne fjale. Saadi qendronte, sipas raportevene media, ne nje apartament luksoz ne kryeqytetin e Nigerit, Niamey, pasi u largua nga Libia nepermjet shkretetires se Saharase. Qe prej revolucionit te tre viteve me pare, qeveria e re libjane kerkon me ngulm ekstradimin e te gjithe ish-anetareve te familjes se Gadafit dhe ish zyrtareve te larte te regjimit te larguar nga vendi. Po ne Niger, ndodhej edhe nje ish-drejtues i sherbimeve sekrete libjane, Abdallah Mansur, i cili u ekstradua ne 14 shkurt.
Top Channel