Takim Kerry-Lavrov

05/03/2014 00:00

Kriza e Ukrainës mbledh në një takim shefat e diplomacive amerikane dhe
ruse, me shpresën e gjetjes së një mundësie për lehtësimin e tensioneve.

Washingtoni e akuzon mosken per dislokim te trupave ne rajonin ukrainas te krimese, cka pershkruhet prej tij si akt agresioni, por hidhet poshte nga Kremlini. Megjithe dallimet e thella mbi kete çeshtje, palet kane lene te kuptohet se preferojne nisjen e dialogut.

Rusia kontrollon ‘de facto’ rajonin jugor autonom, ku gjate nates ka pasur serish acarim te situates, por nuk ka raporte per dhune.

Amerika po kerkon ta etikoje me cdo kushte veprimin e Moskes si “pushtim” megjithate ne Krime nuk eshte shkrepur asnje arme dhe ka ende kohe per nje lufte verbale, perpara se te konflikti te kalohet ne terren. Te marten, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri thirrje Moskes të tërheqë trupat nëpër kazerma dhe t’i japë fund shkallëzimit të situatës në Krime.

Kerry ishte ne Kiev nga ku ritheksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës. Fjalet e kryediplomatit amerikan ishin te ashpra. Moska, u shpreh ai, ka zgjedhur rrugën e frikësimit, të mashtrimit dhe të provokimit duke hedhur gurin e fshehur dorën.

Duke iu referuar presidentit të permbysur Viktor Jnukoviç, sekretari amerikan i shtetit tha se ai e braktisi vendin dhe popullin e tij. Me pas erdhi dhe nje paralajmerim: nëse Rusia nuk është e gatshme te përdorë diplomacinë dhe jo forcën për zgjidhjen e problemeve, atehere ne nuk na mbetet alternativë tjetër vecse ta izolojmë politikisht, ekonomikisht dhe diplomatikisht.Kerry ndaloi në Kiev, për t’u takuar me anëtarët e qeverisë së përkohshme te cileve u theksoi edhe nje here mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Ukrainës dhe u premtoi ndihmë prej 1 miliardë dollarësh për vendin në formën e garancive për kreditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB