Rassmussen: Siguria e kërcënuar

05/03/2014 00:00

NATO vlerësoi situatën dhe ndikimet e mundshme të qëndrimit rus ndaj
Ukrainës për sigurinë e Aleancës, gjatë konsultimit të kërkuar nga
Polonia, në bazë të nenit 4 të Traktatit themelues, për cënim të
integritetit territorial, pavarësisë politike dhe sigurisë së saj.

“Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të komunitetit ndërkombëtar, Rusia vazhdon të dhunojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të dhunojë angazhimet e saj ndërkombëtare. Këto zhvillime përfaqësojnë ndikime serioze për sigurinë dhe stabilitetin e zonës Euro-Atlantike. Aleatët qëndrojnë së bashku në frymën e solidaritetit të fortë ndaj kësaj krizë të rëndë”, tha Rassmussen.

NATO do të vijojë angazhimet me Ukrainën, sipas Sekretarit të Përgjithshëm. Të mërkurën,  diskutimet vazhdojnë në Këshillin me Rusinë, si dhe 28 ambasadorët e NATOs mblidhen me 28 përfaqësuesit e Komitetit të Politikave dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, një ditë përpara mbledhjes së samitit të jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive të Unionit për këtë çështje.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB