Putin, kandidat për Nobelin e Paqes

05/03/2014 15:15

Vladimir Putin është midis kandidatëve për çmimin Nobel të vitit 2014, informoi të mërkurën drejtori i Institutit Norvegjez të Nobelit, Geir Lundestad.

Në total, një numër rekord prej 278 kandidatësh dhe 47 organizatash janë nominuar për çmimin e lakmuar.

“Reuters” informoi se anëtarët e komisionit u takuan ditën e martë dhe morën në shqyrtim propozimet e ardhura nga burime të ndryshme, ndërsa shtuan edhe propozimet e tyre.

Papa Françesku dhe ish-kontraktori i CIA-s dhe NSA-së, Edward Snowden apo Malala Yousafzai, e cila i mbijetoi një atentati të talebanëve pakistanezë pasi nuk iu bind urdhërit që e pengonte të arsimohej janë gjithashtu midis kandidatëve.

Protestuesit anti-qeveritarë në Tajlandë dhe Venezuelë u nominuan gjithashtu.

Në mënyrë pothuajse ironike, përballë Putinit, kandidatët janë vendosur edhe disa disidentë rusë, të cilët kanë braktisur Rusinë ose kanë kritikuar në mënyrë direkte presidentin, për shkeljen e lirive të tyre në vend.

I akorduar për herë të parë në vitin 1901, Çmimi Nobel shoqërohet me një çek prej një milionë eurosh.

Fituesi do të njihet në të premten e dytë të Tetorit, ndërsa çmimi dorëzohet në 10 Dhjetor, në përvejtorin e vdekjes së Alfred Nobelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA