" /> ">
Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe tërhoqën ambasadorët e tyre nga Katari, në shenjë proteste për atë që e konsideruan si “ndërhyrje në punët e brendshme”.
Në një deklaratë të përbashkët, tre vendet e Gjirit akuzuan Katarin për mospërmbushjen e detyrimeve të një marrëveshje të firmosur një vit më parë, që përcaktonte mosndërhyrjen.
Katari u përgjigj duke shprehur “habi për këtë lëvizje surprizë”, por theksoi se nuk do të tërheqë diplomatët e tij në shenjë reciprociteti.
Tensionet midis Katarit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit kanë njohur një rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë kërkuar një kohezion më të madh ushtarak dhe diplomatik midis gjashtë vendeve anëtare, midis të cilave edhe Omani e Kuvajti.
Megjithatë, Katari dhe Omani i kanë rezistuar deri më tani kësaj thirrje.
Top Channel