Grabitet një dyqan celularësh te ‘Komuna e Parisit’
05/03/2014 00:00
Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur në dyqan celularësh mbrëmjen e të martës në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë ku 2 persona me veshje sportive dhe kapele kanë grabitur paratë e xhiros ditore, rreth 70 mijë lekë të reja, si dhe disa celularë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes së radhës në kryeqytet.
Top Channel