Aeroporti i Dubait i dëmtuar pas sulmit me raketa të Iranit, 4 anëtarë të stafit të plagosur Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi nuk do mund të shkojë në
kongresin e Partisë Popullore Europiane, në program më 6 dhe 7 mars në
Dublin.
Gjykatësit i kanë mohuar lejen për të dalë nga Italia, megjithë kërkesën dhe këmbënguljen e Berlusconi-t për të marrë pjesë në kongres meqenëse mbulon postin e zevëndëskryetarit të Partisë Popullore Europiane. Pas dënimit përfundimtar për evazion fiskal, ndër të tjerat ai është detyruar të dorëzojë pashaportën në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar.
Për të lëvizur jashtë vendit ka nevojë për autorizimin e gjykatësve, të cilët ia kanë mohuar për herë të dytë. Megjithëse nga radhët e partisë Forza Italia të Silvio Berlusconit ka pasur protesta kundër këtij vendimi që quhet si shkelje e kushtetutës, burime gjyqësore bëjnë të ditur se ligji italian parashikon që kush ka një dënim përfundimtar, nuk mund të ketë dokumente të vlefshme për të dalë jashtë shtetit.
Dhe në këtë rast është zbatuar drejt ky ligj. pas dënimit me katër vjet heqje lirie, tre prej të cilëve të falur, ish-kryeministri Silvio Berlusconi u përjashtua dhe nga Senati më 27 nëntor të vitit të kaluar. Ai dënua për evazion fiskal prej 7.3 milionë eurosh në dëm të shtetit dhe mashtrim, lidhur me aferet e grupit mediatik Mediaset.
Top Channel