Britani, debate për emigracionin

05/03/2014 00:00

Downing Street, zyra e Kryeministrit britanik duket se e ka mbivleresuar
dhe ekzagjeruar një raport, sipas të cilit ndikimi i emigrantëve të
rinj tek punësimi i britanikëve ishte më i madh se c’është realisht.

Qeveria po akuzohet se ka frenuar publikimin e nje raporti nderqeveritar qe prej nje viti, ku ky ndikim realisht eshte shume me i vogel se sa pretendohet zyrtarisht, njofton BBC.

Ministria e Brendshme ka perdorur gjithmone shifrat e nje raport te vitit 2012  duke prenetduar se ne çdo 100 emigrante 23 britanike humbasin mundesine e punesimit. Por keto shifra, sipas vete studimeve te administrates britanike nuk jane te verteta. Mospublikimi ka ndezur debatin politik ne vend dhe po kerkohet botimi i menjehershem i tij, me qellim qe britaniket te kene informacionin e duhur per kete ceshtje dhe te mos spekullohet.

Emigracioni mbetet nje patate e nxehte ne politiken britanike dhe ne kushtet e zgjedhjeve te ardhshme per ne parlamemtin evropian ky debat eshte nxehur akoma me shume, si nga qeveria ashtu dhe partite e tjera politike. Kryeministi Cameron ndodhet nen nje presion te jashtezakonshem nga nje parti tjeter e djathte, me retorike te theksuar anti-emigracion, UKIP, ku udheheqesi i saj Nigel Farage sapo ka deklaruar se te rinjte britanike me shume preferojne te shikojne programin X Factor ne televizor sesa te punojne.

Partia e tij ka deklaruar se do te shkaktoj nje termet politik ne zgjedhjet e Majit duke e nxjerre partine konservatore te Cameron ne vendin e trete e cila do te jete hera e pare ne historine moderne politike ne Britani te Madhe. Lajmi i mospublikimit nga qeveria e ketij raporti, shton me shume skepticizmin tek publiku britanik per spekullimet e medha politike qe behen me ceshtjen e emigracionit dhe perfitimet apo disvantazhet reale te tij ne ekonomine dhe shoqerine britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB