I dyshuar për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës sërish në dyert e GJKKO
Asnjë avokat nuk është paraqitur për të marrë në mbrojtje Odise
Verbofshin, njeriun që pranon se vrau dhe dogji për pazarin e prishur të
drogës dy të rinjtë nga Fshat Fushë-Kruja.
Familjarët e kanë braktisur ndërsa ai ka dalë para gjykatës së Durrësit për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë duke u shprehur qetë se është i vetëdjshëm dhe kërkon falje për krimin e kryer.
Për të siguruar të drejtën e mbrojtjes gjykata i caktoi një avokate e cila e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin e të 32 vjeçarit që u kap në fshatin Poloskë të Devollit në përpjekje për të dalë jashtë kufirit shtetëror. Prokurori i çështjes Drini Pali ndërtoi dinamikën e ngjarjes ku mbetën të vrarë Shaban Babasi, 27 vjeç dhe Albert Kasalla, 32 vjeç.
Viktimat kishin mbërritur rreth mesditës së të enjtes pranë servisit ku Verbofshi punonte me të vëllain. Ata ishin të shoqëruar nga një person i tretë që ka qëndruar pranë servisit, derisa Babasi dhe Kasalla të mbaronin punë me Verbofshin. Kur kanë mbërritur në shtëpi, autori i dyshuar ka kuptuar se viktimat nuk kishin para për të marrë mallin.
Debati për paratë është shoqëruar nga ekzekutimi me plumb në kokë i të dyve. Më pas Verbofshi me ndihmen e kunatit te tij, eshte perpjekur te asgjesoje trupat e dy viktimave. Policia e arrestoi vrasesin ne nje banese ne Devoll ku kishte shkuar per t’u fshehur.
Top Channel