I dyshuar për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës sërish në dyert e GJKKO Drejtuesit e linjave të autobusëve ndërqytetas protestuan kundër konkurrencës së pandershme në shërbimin e transportit publik, të krijuar sipas tyre nga drejtuesit e automjeteve 8+1.
Ata thonë se drejtuesit e këtyre mjeteve nuk operojnë brenda bashkive apo komunave nga të cilat janë licensuar në shkelje të ligjit.
“Licenson një komunë për shërbim komune dhe nga komuna në qytet zotëria del dhe merr nga qyteti në qytetin tjetër dhe në darkë kthehet në komunë. Kjo është konkurrencë e pandershme”, thotë Kujtim Mema nga Shoqata e Transportit Ndërqytetas të Udhëtarëve.
Drejtuesit e autobusëve kërkojnë nga pushteti vendor ngritjen e terminaleve për përmirësimin e orareve të nisjeve dhe mbërritjeve në shërbimin e transportit publik ndërqytetas.
“Të vënë dorë të vendosin terminale, stacione dhe pushteti vendor të bëjë kontrolle të verifikojë kush është i rregullt dhe kush është i parregullt në këtë transport”, shtoi Mema.
Drejtuesit e autobusëve mbështesin masat e marra nga qeveria për zbatimin e ligjit të transportit që parashikon nisjen plot dhe kthimin pa pasagjerë të automjeteve taksi 8 + 1. Vendimi i qeverisë për të ndalur këto mjete të kryejnë transport ndërqytetas si më parë shkaktoi protesta të cilat kulmuan me bllokimin e rrugëve hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit katër ditë më parë.
Top Channel