Për të katërtën herë banorët e mbi 4 fshatrave Valikardhe, Zerqan,
Sopot, Strikçan, në komunën e Zerqanit, protestojnë kundër ndërtimit të
një hidrocentrali në Valikardhe.

Shkak i protestave eshte bere devijimi i ujrave ne zonen e Liqenit te Zi, shpallur “Park Kombetar”. Kjo qe sipas banoreve demton jo vetem vlerat turistike te kesaj zone, por le pa uje vadites per me shume se 2000 hektare toke, si dhe shteron ujin e pijshem per te pakten tre nga keto fshatra si, Zerqan, Valikardhe dhe Sopot.

Banoret akuzojne kryekomunarin se ka demtuar interesat e banoreve te zones ne lidhje me projektin e ndertimit te hidrocentralit.

Banoret thone se do pershjkallezojne protesten nese nuk merret parasysh kerkesa e tyre, nderkohe qe pak dite me pare me ta jane takuar perfaqesues te ministries se mjedisit qe kane degjuar pretendimet e banoreve.

Top Channel