E parkuar në oborrin e shtëpisë, merr flakë makina në Lezhë Banorët e komunës së Zharrzës dolën të hënën në një protestë duke bllokuar edhe aksin nacional Fier-Berat. Arsyeja e protestës, thanë ata, është se nga shëprthimet e operacioneve të nxjerrjes së naftës nga kompania “Bankers Petroleum” është shkaktuar tërmet.
Kompania në një njoftim të saj me këtë rast bën të ditur se, sipas Institutit Sizmiologjik Mesdhetar, tërmeti me fuqi 3.8 ballë ka rënë 4 kilometra në veri-perëndim të Fierit, në një zonë ku kompania nuk ka aktivitet.
Ndërsa Instituti Sizmiologjik Shqiptar njofton se tërmeti ka qenë me fuqi 4.2 të shkallës Rihter dhe se epiqendrën e ka pasur 12 kilometra në thellësi dhe 5.4 kilometra në juglindje të Roskovecit dhe 1.4 kilometra në verilindje të fshatit Krujan.
Lëkundjet e tokës kanë shkaktuar dëme në banesat e Zharrzës, ndërsa banorët shprehen të revoltuar si për kompaninë, ashtu edhe për institucionet shtetërore.
“Bankers na gënjeu, por edhe zëvendësministri që erdhi dhe na dha garanci. Sot shtëpitë tona prapë u tronditën nga tërmeti dhe u demtuan”, tha një prej banorëve.
Këshilltarët e komunës Zharrëz, të majtë e të djathtë, hynë para disa muajsh në një grevë urie në shenjë proteste për dëmtimin e banesave nga tërmetet.
Autoritetet shtetërore negociuan me ta, ndërsa njoftuan vendosjen e disa pikave për të kontrolluar tërmetet dhe për të dalë në përfundimin se kush është shkaktari i lëkundjeve, natyra apo operacionet e nxjerrjes së naftës nga kompania konçesionare.
Top Channel