U godit për vdekje me thikë pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën në Ksamil
Tre persona, dy prej të cilëve të mitur, janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit për plagosjen e katër shtetasve paraditen e së hënës.
Hagi dhe Isnado Domi, përkatësisht 15 dhe 18 vjeç nga Shkozeti, nxënës të shkollës së mesme sportive “Benardia Qeraxhia”, si dhe 17-vjeçari me iniciale Dh.K. nga Durrësi, i dënuar më parë për plagosje, janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkaktuar plagosjen e 4 vetëve.
Ngjarja ndodhi pranë bllokut të shkollave të mesme dhe Drejtorisë Arsimore të Durrësit. Një sherr banal mes të rinjsh përfundoi me përdorim armësh të ftohta dhe si rezultat mbeti i plagosur rëndë një 16-vjeçar nga fshati Sallmone, nxënës i shkollës së mesme profesionale “Beqir Cela” në Shkozet, si dhe tre të rinj të tjerë të moshës 19-21 vjeç nga Durrësi dhe fshati Xhafzotaj, që u përfshinë në konflikt.
I plagosuri rëndë, nxënësi 16-vjeçar, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me ngjarjen u shoqëruan 7 persona dhe me zbardhjen e rrethanave të saj 3 prej tyre u vunë para përgjegjësisë penale dhe u arrestuan.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy thikat me të cilat është kryer vepra penale, si dhe një motoçikletë me të cilën kanë lëvizur autorët e dyshuar.
Top Channel