Tentoi të përplaste qëllimisht me makinë qenin në rrugë, policia e Korçës shpall në kërkim drejtuesin e mjetit Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se ka arritur të tejkalojë planin e të ardhurave edhe për muajin shkurt.
Përmes një njoftimi zyrtar, doganat bëjnë të ditur se gjatë muajit shkurt kanë realizuar planin e të ardhurave me 104%, duke arkëtuar 393 milionë lekë më shumë se plani.
Doganat deklarojnë se nga 9 miliardë e 784 milionë lekë të planifikuara për t’u mbledhur gjatë këtij muaji, u arkëtuan 10 miliardë e 177 milionë. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky muaj ka shënuar një rritje prej 1.2 miliardë lekësh në arkëtimin e të ardhurave. Zyrtarët e doganave thonë se i njëjti trend arritjesh parashikohet edhe për muajt në vijim.
Top Channel