Minatorët, 5 muaj pa marrë pagat
02/03/2014 00:00
Të paktën rreth 50 minatorë të firmës shqiptaro-ruse RAK, në zonën krom-mbajtëse në Thekën të komunës Martanesh, prej 5 muajsh nuk janë paguar.
Prej tri ditësh, firma ka pezulluar edhe punën, duke lënë në rrugë 50 minatorët. Për këtë shkak, minatorët do të hidhen në protestë, ku kanë kërkuar që firma, në të cilën kanë punuar, të paguajë rrogat, në të kundërt kërcënojnë me grevë urie.
Drejtori i kësaj miniere, Lutfi Allamani, jashtë kamerave shprehet se arsyeja e mospagesës, sipas tij, është se shteti nuk u ka bërë rimbursimin e TVSH për një shumë prej 750 milionë lek (të vjetra). Por, minatorët e konsiderojnë këtë si një mashtrim, që firma po bën ndaj tyre.
Top Channel