Banorët e fshatit Shën Pjetër të komunës së Ishmit kanë protestuar duke thënë se iu është zaptuar në mënyrë të padrejtë toka e tyre në funksion të ndërtimit të një fshati turistik në Gjirin e Lalzit.

Duke pretenduar për abuzime me tokën në bregdet nga qeveria e mëparshme që ka favorizuar investitorin e huaj në dëm të pronës së banorëve të fshatit, protestuesit kërkuan ndërhyrjen e kryeministrit dhe organeve shtetërore për të verifikuar situatën dhe paligjshmërinë e veprimeve të kryera.

Protesta e banorëve është zhvilluar e qetë dhe në prani të forcave të policisë së rendit. Në janar të këtij viti, Drejtoria e Shërbimit Pyjor i ka kërkuar firmës zbatuese të heqë rrethimin që shtrihet deri pranë vijës së ujit, duke konstatuar mungesën e marrjes së masave në ruajtje të biodiversitetit dhe cënimin e tij për shkak të punimeve.

Ndonëse afati për heqjen e rrethimit ka përfunduar, rrethimi ndodhet i pacënuar.

Top Channel