LIVE/ Donald Trump konfirmon vrasjen e Ayatollah Ali Khamenei. Teherani e pranon pas disa orësh: Ra në krye të detyrës
Kryeministri i ri pro-rus i Krimesë, Serghiei Aksionov i ka kërkuar ndihmë presidentit rus Vladimir Putin për të “risjellë paqen dhe qetësinë” në rajon.
“Në kuadër të përgjegjësive të mia për jetën dhe sigurinë e qytetarëve, i kërkoj presidentit Putin që të na ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe qetësisë”, ka thënë Aksionov në një fjalim televiziv.
Dhe përgjigjia e Moskës zyrtare nuk ka vonuar. “Rusia nuk do ta injorojë kërkesën tuaj”, ka thënë një zyrtar i Kremlinit për mediat ruse.
Ndërkohë, presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Aleksandr Turchynov i ka kërkuar presidentit rus Putin që të tërhiqet nga “agresioni” në Krime.
“Ky është një provokim nga ana e Moskës. në fillim provokohet konflikti dhe pastaj aneksohet territori”, ka deklaruar Turchynov, i cili ka saktësuar se në Krime ndodhen 6 mijë ushtarë rusë.

Dy ditë më parë trupa ushtarake ruse zbarkuan në zonën me shumicë ruse të Krimesë duke marrë nën kontroll ndërtesat qeveritare dhe duke ngritur në to flamurin rus.

Në aeroportin ushtarak i Gvardiskit, në afërsi të kryeqytetit Simferopoli, janë ulur 13 avionë ushtarakë rusë të tipit “II-76”, secili me 150 parashutistë në bord, për një total prej 2 mijë ushtarësh, por që sipas ukrainasve janë shtuar në 6.000.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i përkohshëm i presidentit ukrainas në Krime, Serghiei Kunitsin, i cituar nga agjencia e shtypit “Unian”.

Top Channel