Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka rradhitur në ministerialin SHBA-Karta e Adriatikut A5, katër prioritetet që shteti shqiptar do të ndërmarrë, pasi ka marrë në 2014-n edhe presidencën e kësaj iniciative.

“Prioritet që do të ketë iniciativa SHBA-Karta e Adriatikut, gjatë kryesimit nga vendi ynë, duke theksuar forcimin e bashkëpunimit rajonal, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave dhe objektivave kombëtare të vendeve anëtare; mbështetjen e politikës së NATO-s të “dyerve të hapura” për anëtarësimin e vendeve të tjera të rajonit; angazhimin e mundshëm në Afganistan pas vitit 2014, në operacione të drejtuara nga NATO; promovimin e Qendrave Rajonale të Trajnimit etj”, u shpreh ministrja Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, gjithashtu u shpreh se Forcat e Armatosura shqiptare, prej një kohe të gjatë janë angazhuar dhe do të vazhdojnë angazhimin e tyre në operacionet e drejtuara nga NATO.

Top Channel