Ndërkohë që ka filluar një hetim për trafikim të qënieve njerëzore, ende
nuk ka asnjë shenjë jete për dy shqiptarët e hedhur dy ditë më parë nga
një traget i linjës Angli-Hollande, të cilët po deportoheshin pasi
kishin tentuar të hynin ilegalisht në Britani.

Sipas BBC, pas ketij incidenti, 11 persona jane arrestuar ne Hollande ne kuader te nje hetimi per trafikimi njerezor. Ata ishin bashkeudhetarë me dy shqiptaret e hedhur nga trageti ne ujrat e Detit te Veriut. Nga 11 te arrestuarit, 9 jane shqiptare dhe dy jane vietnamez.

Nje zedhenes i Agjensise britanike te Kufiririt, tha se shqiptaret bashke me dy personat qe jane hedhur nga trageti kishin mbërritur ne portin Harëich ne Angline juglindore ne nje maune e cila drejtohej nga nje shofer lituanez i cili eshte arrestuar dhe me pas eshte liruar pa u akuzuar.

Shqiptaret dhe vietnamezet po merren ne pyetje nga autoritetet per te zbuluar se si kane mundur te hypin ne maune dhe ke kane paguar dhe sa. Nderkohe Policia e Essex-it ne Angli ka shpallur operaconin per persona te humbur per dy shqiptaret qe u hodhen nga trageti ne ujrat e Detit te Veriut, mjaft te ftohte ne kete periudhe te vitit.

Besohet se ne keto ujra eshte shume e veshtire te mbijetosh gjate. Vetem xhaketet e lekures jane gjetur.Emigrantet shqiptare ne shumice tentojne te hyjne ne Britani permes mauneve dhe kamionave qe vijne nga kontentit. Vetem muajin e kaluar mbi 40 persona u gjeten te fshehur ne nje kamion frigorifer qe po nisej nga porti francez i Calais drejt brigjeve britanike. Mesa duket tentativat per te shkuar drejt Anglise vazhdojne me çdo çmim.

Top Channel