Ushtria ruse vazhdon stërvitjen

27/02/2014 00:00

Paralajmërimi i udhëheqesve të Ukrainës u bë pikërisht në kohën kur
trupat ruse vazhduan stërvitjen ushtarake për të dytën ditë, në qendër
dhe perendim të vendit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se “po kryehen patrullime ajrore nga avionet ushtarake në rajonet kufitare”. Të mërkurën, presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi zhvillimin e një stërvitjeje ushtarake, për të testuar gatishmërinë e ushtrisë në qendër dhe perendim të Rusisë, në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Ministria e Jashtme ruse shprehu shqetesim për atë që e cilësoi “shkelje masive të të drejtave të njeriut në Ukrainë”.Në mesin e tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen u shpreh “i shqetesuar për zhvillimet në Krime dhe i bëri thirrje Rusisë të mos ndërmarrë veprime që mund të përshkallëzojnë më tej tensionet”.

Përmes nje deklarate ministrat e NATO-s ne Bruksel deklaruan se do të vazhdojnë të mbështesin integritetin territorial te Ukrainës”. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan kundër çdo ndërhyrje ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Të enjten, Viktor Janukovic, i cili vazhdon ta konsideroje veten, udheheqesin legjitim te Ukraines, përmes një deklarate, i kërkoi Moskës t’i garantojë sigurinë. Disa orë pas kërkesës së tij, agjensite e lajmeve ruse publikuan përgjigjen e Rusisë, se vendi është plotesisht i gatshëm për ta bërë këtë. Janukoviç tha se ajo qe po ndodh në Parlamentin e Ukrainës është teresisht e paligjshme, sepse deputetet e partise se Rajoneve, ku ai ben pjese, apo te fraksioneve te tjera nuk jane te pranishëm. Televizioni rus raportoi se Viktor Janukovic është në territorin rus, por vendndodhja e tij mbetet e panjohur.

Top Channel