Prokurorët rusë kërkuan vendosjen në arrest shtëpie të liderit të opozitës, Alexei Navalny, në një lëvizje që është interpretuar gjerësisht si politike nga mediat ndërkombëtare.
I dënuar për nxitjen e protestave të paligjshme, Navalnyt i ishte kërkuar më parë me vendim gjykate që të mos largohej nga Moska në mënyrë të paautorizuar, por diçka e tillë duket se nuk është respektuar prej kundërshtarit të presidentit Putin.
Navalny është dënuar më parë me pesë vjet heqje lirie, duke u lënë i lirë me kusht, për përvetësimin e 450 mijë dollarëve nga një firmë e përpunimit të produkteve të drurit në vitin 2009.
Lideri i opozitës dhe aktivisti anti-korrupsion është gjithashtu i pandehur në një çështje korrupsioni dhe pastrimi parash, në lidhje me interesat e tij me firmën “Yves Rocher”.
Sipas kritikëve, Kremlini është duke realizuar aktualisht një fushatë shtypje ndaj disidentëve dhe zërave kundërshtues.
Aktualisht, Navalny është duke vuajtur një dënim prej një jave burgim, pasi u arrestua të hënën dhe të martën në krye të disa manifestimeve anti-qeveritare pranë Kremlinit pa marrë leje nga policia për mbajtjen e tubimeve.
Top Channel