Limaj dhe Krasniqi braktisin PDK

27/02/2014 00:00

Dy zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj përfundimisht braktisin partinë. Të premten ata zyrtarizojnë formimin e subjektit të ri politik që do të drejtohet nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-Ministri i Transportit në qeverinë Thaci 1, Fatmir Limaj.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër zyra e subjektit më të ri politik në Kosovë njofton se tubimi i zyrtarizimit do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

“Me datë 28.02.2014, duke filluar nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Këshilli Iniciues i subjektit të ri politik mban tubimin e zyrtarizimit të këtij subjekti. Subjekt politik ky formimi i të cilit është paralajmruar edhe nga ana z. Jakup Krasniqi dhe z. Fatmir Limaj”, thuhet në njoftimin e partisë së Limajt.

Ndonëse nuk bëhen të ditura detaje të tjera, mësohet se përvec Limajt dhe Krasniqit edhe deputetë të tjerë të PDK-së do t’i bashkëngjiten kësaj nisme politike.

Top Channel