Igumenicë, sekuestrohet drogë, në pranga shqiptari

27/02/2014 00:00

Policia greke në Filat të Igumenicës ka sekuestruar të enjten 215 kg marijuanë afër kufirit shqiptaro-grek.

Nga kontrolli i ushtruar në një furgon që vinte nga kufiri shqiptar në tentativë për të hyrë në brendësi të territorit grek, policia gjeti dhe sekuestroi 194 pako me 215 kg 412 gramë marijuanë.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, shtetasin shqiptari Emiliano Stefani, 44 vjeç lindur në Sarandë e banues në Athinë.

Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e 44 vjeçarit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Top Channel