U godit për vdekje me thikë pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën në Ksamil Autoritetet britanike të Marinës Detare mendojnë se dy persona që ishin
duke u deportuar me traget nga porti i Harwich në juglindje drejt portit
Hook në Hollandë kanë humbur jetën.
Dyshimet jane se ata jane shqipitare qe po deportoheshin si ilegal. Ata po transportoheshin me tragetin e linjes Stena Line, pas 45 minuash nga fillimit i udhetimit qe zgjat 7 ore dhe besohet se ishin hedhur nga kuverta e tragetit ne ujrat e Detit te Veriut.
Policia thote se besohet se ata jane shtetas shqiptar. Vetem xhaketat prej lekure te tyre jane gjetur dhe asgje tjeter. Nuk jepet as mosha dhe as identiteti i tyre. Dy helikopter, nje i Policise dhe nje tjeter i Kerkim-Shpetimit si dhe ekipe te Rojes Kufitare kane kerkuar per disa ore, por opercaioni eshte nderprere rrthe ores 2 te mesdites. Agjensia e Kufirirt eshte ne dijeni te incidentit , por nuk ka pranuar te komentoje.
Nuk duhet nese te deportuarit ishin duke u shoqeruar ose jo nga personel sigurie. Kushtet e motit ishin te mira ne zone e incidentit ne brigjet britanike, por temperaturat e ulëta te ujit e bejne shume te veshtire mbijtesen per nje kohe te gjate ne uje, vetem ne rast se ka ndodhur ndonje mrekulli.
Ky eshte rasti i dyte kur shqiptare te deportuar tentojne te lidhen nga mjetet e transportit. Disa kohe me pare me nje shqiptar u hodh nga treni i Eurostar-it nderkohe qe po deportohej nga Londra per ne Paris duke humbur jeten. Britania mbetet nje magnet i fuqishem per emigrantet shqiptar qe pavaresisht nga forcimi i kontrolleve kufitare serish arrijne te mbrijne ne ishull ne numra te konsiderueshem.
Top Channel